ABC News siguron pr.ligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, e propozuar në seancë plenare nga PS.
Pr/ligji shkaktoi debate të ashpra në seancë duke hasur në kundërshti nga deputetë të opozitës.
Në nenin 1 të këtij pr/ligji propozohet të anulohen të gjitha masat administrative të paekzekutuara, të vendosura nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024 në zonat rurale për sa i takon masave administrative vendosur nga Inspektoriatet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriatit Qëndror i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.