Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Izraeli hedh poshtë akuzat për gjenocid: Raporti i Amnesty International, i sajuar

schedule11:59 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 11:59 - 5 Dhjetor, 2024

Ministria e Jashtme izraelite ka hedhur poshtë raportin e Amnesty International, që e akuzon atë për gjenocid në Gaza. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i ministrisë e cilësoi raporton si të sajuar.

“Organizata e mjerueshme dhe fanatike Amnesty International ka prodhuar edhe një herë një raport të sajuar që është krejtësisht i rremë dhe i bazuar në gënjeshtra ”, tha në një deklaratë zëdhënësi.

“Masakra gjenocidale e 7 tetorit 2023 u krye nga organizata terroriste Hamas kundër qytetarëve izraelitë. Që atëherë, qytetarët izraelitë janë nënshtruar sulmeve të përditshme në shtatë fronte të ndryshme. Izraeli mbron veten kundër këtyre sulmeve duke vepruar në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar ”, vijoi ai.



Amnesty International publikoi një raport prej 300 faqesh të enjten duke akuzuar Izraelin për “kryerjen e gjenocidit” kundër palestinezëve në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos jetë “bashkëpunëtor” në të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!