Ukraina po i kërkon NATO-s të sigurojë 20 sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore për t’u mbrojtur më mirë nga sulmet ajrore ruse, deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.
”Sistemi energjetik i Ukrainës duhet të mbrohet më mirë këtë dimër”, theksoi Sybiha gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel.
Ukraina kërkon furnizimin urgjent të 20 sistemeve të tjera të mbrojtjes ajrore, si Hawk, NASAMS dhe Iris-T, për të “shmangur ndërprerjen”, tha Sybiha.
Në muajt e fundit, Rusia ka përdorur sulme ajrore për të çaktivizuar ose dëmtuar shumë termocentrale dhe nënstacione ukrainase.