Ishte padyshim një fitore e nevojshme, sidomos pas këtyre disfatave të fundit.
“Katalanasit” e Barcelona nuk kanë bërë asgjë gabim mbrëmjen e kësaj të marte, teksa kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë, 5-1 në transfertën e Mallorca, në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit spanjoll të futbollit, LaLiga.
Spektakolar në fitoren e djemve të Hansi Flick ishte padyshim “ylli” brazilian, Raphinha, i cili realizoi dopietën personale në minutat 56’ e 74’. Për golat e tjerë të “Katalanasve” menduan Ferran Torres, Frenkie de Jong e Pau Victor në minutat 12’, 79’ e 84’, ndërsa për vendasit goli i vetëm erdhi nga “Pirati” i Kosovës, Vedat Muriqi në minutën e 43’-të.
Falë këtij rezultati, Barcelona ngjitet në kuotën e 37 pikëve, 4 më shumë se ndjekësit e Real Madrid që kanë 2 sfida më shumë për të luajtur, ndërsa Mallorca mbetet në vendin e 6-të të tabelës me 24 pikë. /i.m /abcnews.al