Olsi i Berishës/ Kush liroi Gjoshin? Kreu i PD ndryshon emrin: E di Dumani

schedule15:08 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 15:08 - 2 Dhjetor, 2024

Sali Berisha reagoi këtë të hënë për vrasjen të dielën e të Alfred Dedja në lokal në Ndroq, nga autori i dyshuar, Julian Gjoshi.

“Njeriu që e kishte liruar nga burgu këtë Julian Gjoshin, që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar, tani e urdhëron në një akt in-ekstremis, të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës”

Berisha doli para mediave me nje faqe nga dosja hetimore për njerëz që lidhen me ngjarjen e Ndoqit, duke implikuar aty dhe njerëz të drejtësisë. I pari i shënjëstruari ishte kreu i SPAK, Altin Dumani.

“Dosjet që të gjitha vijnë nga jashtë, Dumani fle mbi to. Të gjitha janë nisma të prokurorive partnere, asnjë nismë e tij. Jo, aty i ka pasur të gjitha veprimet.”

Konkretisht, Berisha nxori një faqe të dosjes së Altin Hajrit, që dyshohet se rrëmbeu Jan Prengën, ku përmendet dhe një Olsi. Një ditë më parë Berisha tha se bëhet fjalë për prokuroin e SPAK, Olsi Dado. Por gjatë orëve të fundit, Berisha thotë se ka bërë verifikimet dhe akuzën e con tek prokurori i përgjithshëm.

“Olsi për të cilin bëhet fjalë në këtë dokument, e fsheh Altin Dumani atë. Por Olsi Dado nuk është. Imagjinoni ju, reagoi në mesnatë SPAK. U zgjua nga gjumi dhe bënë deklaratë, mirë bënë. Por t’u thonë shqiptarëve se cili është Olsi. Të mos fshehin Olsin, të mos fshehin kriminelin sepse qytetari dixhital, gazetarët me artikujt e tyre, dy Olsa ka në prokurori, Olsi Çela dhe Olsi Dado. Këta janë. A mund të ishte Çela? A mund të ishte dikush tjetër?”

Dosja sipas Berishës është sekrete pasi në të është implikuar dhe Dumani.

“Po cili është Olsi, e di Dumani. E fsheh.”/abcnews.al