51 vjeçari Abaz Rohani alias Gjolek Memet, i arrestuar për plagosjen e 41 vjeçarti Xhafer Kamberi mbrëmjen e së dielës në Vlorë, rezulton me precedentë të mëparshëm për vjedhje me dhunë.
Ai rezulton i përfshirë edhe në një plagosje të ndodhur vite më parë në Vlorë.
Ai u arrestua nga policia disa orë pasi u largua nga vendi i ngjarjes në lagjen “15 Tetori”. Sipas informacioneve, plagosja ka ndodhur pas një grindjeje që dy personat kanë pasur me njëri-tjetrin.
I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Vlorës./abcnews.al