Alfred Dedja, 50 vjeçari që mbeti i vrarë të dielën në Ndroq, rezulton se e bënte jetën mes Shqipërisë dhe Italisë. Abc News mëson të jetë një person i dënuar në Itali për trafikim lëndësh narkotike.
Viktima dhe autori kanë qenë të njohur dhe shokë me njëri-tjetrin. Ndërkohë, sipas dëshmitarëve të dy frekuentonin vazhdimisht zonën dhe lokalin ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.
Pasi kanë parë njëri tjetrin në ambientet e të njëjtit lokal, fillimisht ka pasur një debat verbal sipas hetimeve dhe dëshmitarëve dhe më pas Julian Gjoshi e ka qëlluar me pistoletë.
Sipas të dhënave që ka mundur të sigurojë grupi hetimor, ka pasur një sherr mes tyre disa ditë më parë.
Sakaq, kujtojmë që Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, i kërkuar gjithashtu nga drejtësia./abcnews.al