Nga Kalifornia…në Kukës/ I riu zgjodhi Shqipërinë në një program vullnetarësh

schedule20:07 - 30 Nëntor, 2024

schedule 20:07 - 30 Nëntor, 2024

Po mbush vitin në Kukës…Benjamin Roe, është i riu amerikan nga Kalifornia, i cili bën pjesë në rrjetin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes. Ky program financohet nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Benjamin tregon se si u bë pjesë e rrjetit të vullnetarëve dhe përse zgjodhi Shqipërinë për të dhënë kontributin e tij.

Për Shqipërinë, Benjamin kishte dëgjuar dhe më pas ka lexuar rreth historisë kulturës e traditës. Tashmë ka mësuar dhe flet shqip.

Benjamin është impresionuar nga ajo që gjeti e u përball në Kukës. Për Kukësin dhe qytetarët e Kukës ka krijuar një lidhje të fortë. I vlerëson për mikpritjen, shoqërinë, afrimitetin, madje tregon se kur sëmuret, të gjithë i ofrojnë ndihmë.

Benjamin është mirëintegruar, ku merr pjesë në çdo aktivitet, madje edhe në ndihmë të fermerëve.

Ushqimin e vlerëson, mbi të gjitha si mjaft të freskët dhe organik. Për të ardhmen nuk ka vendosur ende, por mendon që do të rrijë në Shqipëri ose një shtet tjetër të Europës.

Teksa bisedon për të rinjtë, Benjamin thotë se largimi nga Shqipëria më së shumti është kthyer si trend, e pa patur një bazë.

I ka mbetur edhe një vit nga programi i vullnetarizmit në Kukes, por thotë se do e marrë malli shumë për Kukësin, qytetarët e tij dhe Shqipërinë./abcnews.al