Premier League/ Kluivert rekord në fitoren e Bournemouth, Newcastle ndan pikët me Crystal Palace

schedule18:07 - 30 Nëntor, 2024

schedule 18:07 - 30 Nëntor, 2024

Potencialin e të atit nuk e arriti kurrë ama do mbahet mend për një rekord të veçantë.

Djali i “legjendës” holandez, Patrick Kluivert, Justin, prej dy sezonesh tashmë është pjesë e “Qershive” të Bournemouth në Premier League, teksa mesditën e kësaj të shtune arriti të bënte diçka që askush më parë nuk arriti të realizonte, në fitoren 4-2 të skuadrës së tij, në transfertën e Ëolverhampton.

“Tulipani” 25-vjeçar dërgoi topin 3 herë në rrjetë dhe të treja herë ishin nga pika e bardhë e penalltisë, duke u bërë i pari që e ka bërë diçka të tillë në historinë e Premier League, ndërsa për golat e tjerë të sfidës menduan Jorgen Larsen, për vendasit dhe Kerkez për miqtë.

Në krahun tjetër, “Bardhezinjtë” e Newcastle nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në “Selhurst Park” ndaj Crystal Palace, ku fillimisht ishin djemtë e Eddie Howe që kaluan në avantazh falë autogolit të Guehi në minutën e 53’-të e më pas Daniel Munoz barazoi shifrat në minutën e 94’-t.

Ndërkaq, në sfida të tjera Brentford fitoi me rezultatin e thellë, 4-1 ndaj Leicester, ndërsa Nottingham Forest fitoi 1-0 në fushën e Ipswich. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!