Shkodër/ Braktisin makinën me emigrantë dhe largohen pas thirrjes së policisë për të ndaluar, në kërkim dy persona

schedule14:11 - 30 Nëntor, 2024

schedule 14:11 - 30 Nëntor, 2024

Policia e Shkodrës ka vijuar operacionet për parandalim dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimi.

Autoritetet ka parandaluar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Në kërkim janë shpallur dy shtetas. Sekuestrohen 1 automjet, 1 leje drejtimi dhe 7 celularë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër shpallën në kërkim shtetasit: 23 vjeç, banues në Vau të Dejës dhe, 50 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh. Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin  po transportonin  7 shtetas të huaj me qëllim kalimin  paligjshëm të kufirit. Në vendin e quajtur Ura e  vjetër e Bunës, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë automjetit të dyshuar se transportonte emigrantë  për të ndaluar. Drejtuesi i automjetit, shtetasi  D. L., nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar por ka braktisur automjetin së bashku me emigrantët brenda duke u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Vijon puna intensive për kapjen e  tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, në bashkëpunim”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!