Skemë mashtrimi me call center/ Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 38 shqiptarë dhe një izraelit

schedule10:55 - 30 Nëntor, 2024

schedule 10:55 - 30 Nëntor, 2024

Prokuroria e Tiranës, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq, izraelitin Rafael Genish dhe 38 shqiptarë, që akuzohen se nëpëmjet skemave të mashtrimit me kriptomonedhat, shkaktuan një dëm prej më shumë se 2 milionë euro. Qytetarë të ndryshëm ftoheshin për të investuar në bursë, por pasi fitonin nuk tërhiqnin dot shumat monetare.

“Një algoritëm përkatës bënte që fitimet e fillimit t’i shtynin pjesmarrësit për të investuar shuma të mëdha parash. Në momentin që personi i prekur kërkonte që të merrte fitimet e tij apo depozitat, kjo gjë nuk mundësohej. Sipas qëllimit fillestar, sistemi ishte i ndërtuar në formë të tillë që t’i mbante varur personat e prekur deri sa tu merrej mjaftueshëm para në mënyrë të paligjshme, dhe më pas faqet mbylleshin”.

Skema drejtohej nga Rafael Genish dhe një grup punonjësish. Për llogari të hetimit, u dërguan 12 letër porosi në vende të ndryshme të BE-së, ndërsa Prokuroria thotë se një nga përgjigjet më me interes ishte ajo e ardhur nga Çekia.

“Nga deklarimet e marra shtetasve çekë të cilët dyshohet se janë kontaktuar nga subjekti RG Capital, veçojmë atë një shtetasit i cili ka deklaruar se në periudhën Janar-Shkurt 2021 është kontaktuar në telefon nga ndërmjetës financiar të cilët e kanë udhëzuar të bëjë investime në bitcoin dhe pasi investoi 285.000 Koruna, ndërmjetësi financiar i ka ndërprerë komunikimet”.

Sipas hetimeve ka rezultuar se, paratë e fituara pastroheshin përmes transfertave fiktive në banka të vendeve me risk të lartë për pastrim të parave si Lituania, India, Malta, Estonia, Hungaria apo Singapori./abcnews.al