Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

I dërguari i BE për “ngrirjen” e bisedimeve për anëtarësimin e Gjeorgjisë: Vendim kundër vullnetit të popullit

schedule15:59 - 29 Nëntor, 2024

schedule 15:59 - 29 Nëntor, 2024

Ambasadori i BE-së, Paëel Herczynski në Gjeorgji tha sot se masa e Tbilisit për të ndalur efektivisht rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE deri në vitin 2028 është “zhgënjyese”.

Sipas tij, kjo masë bie në kundërshtim me dëshirën e shumicës së gjeorgjianëve.

“Ajo që ndodhi dje bie ndesh qartë me politikën e qeverisë së mëparshme të Gjeorgjisë, politikën e të gjitha qeverive të mëparshme të Gjeorgjisë, gjithashtu bie ndesh me dëshirat e shumicës dërrmuese të popullsisë së Gjeorgjia. Për mendimin tim, është shumë e trishtueshme dhe zhgënjyese,” u shpreh ai.



Ministria e Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë njoftoi sot se 43 persona janë arrestuar gjatë një demonstrate të madhe që u zhvillua dje, të enjten mbrëma, kundër vendimit të qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!