Parlamenti hap dyert/ Qytetarët mund të vizitojnë sallën plenare të seancave

schedule15:07 - 29 Nëntor, 2024

schedule 15:07 - 29 Nëntor, 2024

“Parlamenti i Shqipërisë ka hapur dyert këtë të premte për të gjithë qytetarët për të parë nga afër sallën e seancave plenare, aty ku votohen edhe ligjet më të rëndësishme të shtetit.”

Të veshur kuq e zi e me simbole kombëtare në duar, nxënës nga gjimnaze të ndryshme të vendit, u ulën në karriget e deputeteve, teksa nuk e fshihen edhe ambicjen që në të ardhmën të jenë pjesë aktive e parlamentit të Shqipërisë.

Ka edhe nga ata që salla e parlamentit u duket shumë më ndryshe nga ajo që shohin në ekrane.

Ndërsa për mësuesit, kjo është një mundësi që nxënësit të bëhen pjese e realitetit, për të cilin shohin e dëgjojnë çdo ditë.

Në 80-vjetorin e Çlirimit, në sallën e Seancave Plenare nuk munguan as 5-vjeçarët, të cilët ishin kureshtarë për të parë nga afër një nga godinat më të rëndësishme të kryeqytetit./abcnews.al