Ushtria Izraelite do të qëndrojë në Gaza edhe për shumë vite duke luftuar kundër militantëve të Hamas në këtë territor dhe mund të jetë përgjegjëse për dërgimin e ndihmave humanitare atje.
Këto janë komentet që bëri Ministri Izraelit për Sigurinë Ushqimore Avi Dichter (Avi Dikhtër) duke konfirmuar kështu në mënyre të nënkuptuar se Izraeli me shume se sa rindërtimin e Enklavës Palestineze po mendon ta mbaje atë te pushtuar me dislokim të gjere te ushtrisë se tyre.
Ministri Izraelit për Sigurinë Ushqimore deklaroi se Ushtria Izraelite do të vijojë gjithashtu për shumë vite edhe pushtimin e tyre ushtarak të Bregut perëndimor.
Komentet e zyrtarit të lartë të Tel Avivit vijnë pas pamjeve satelitore që janë publikuar ku tregohet se pasi izoloi veriun e Rripit të Gazës, Ushtria Izraelite atje ka nisur ndërtimin e një infrastrukture të qëndrueshme ushtarake.
Përgjatë dy muajve te fundit ushtria Izraelite ka rrethuar veriun e Enklavës Palestineze duke ndalur tërësisht qarkullimin e ndihmave humanitare por gjithashtu edhe te civileve.
Rezervistet e Ushtrisë Izraelite kane treguar për median britanike The Guardin së përgjatë 70 ditëve te fundit atje kane shkatërruar shtëpi dhe kane pastruar terrenin për të ndërtuar baza ushtarake ne korridorin Netzarim te Rripit te Gazës.
Tel Avivi zyrtar pretendon se kane izoluar veriun e Enklavës Palestineze për të mos lejuar rigrupimin e Hamas, grupit militant terrorist qe kreu sulmit e 7 tetorit duke vrare mbi 1200 persona dhe duke marre peng 251 persona te tjerë.
Izraeli e ka bere te qarte se do te beje gjithçka per te mos lejuar qe Rripi I Gazës të mos qeveriset me nga Hamas. Lufta me shume se 1-vjeçare në Enklavën Palestineze ka lënë të vrarë mbi 44 mijë persona.