Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Begaj shprehet se sot përkujtohen më mirënjohje, mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, që gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan jetën për lirinë
Statusi:
80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë.
Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë. Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh. Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!
/abcnews.al/