Një 55-vjeçar është ndaluar nga policia në Gramsh. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim.
55-vjeçarin, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 muaj burgim, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndërkaq, në Elbasan u arrestua në flagrancë një 31-vjeçar.
Ky i fundit theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që ia kishte caktuar Gjykata për veprën penale “Dhuna në familje”./abcnews.al