Ish-ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba nuk është i bindur se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë në gjendje të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje.
Në një intervistë me Politico, ai këmbënguli se presidenti rus, Vladimir Putin nuk është i gatshëm që të bëjë një marrëveshje ndërsa presidenti i ri amerikan, në vend të kësaj rrezikon rrëzimin e vijës së parë të frontit të ukrainasve nëse administrata e re amerikane nuk e furnizon me armë Kievin.
Kuleba gjithashtu vuri në pikëpyetje vendosmërinë e partnerëve perëndimorë të Ukrainës, veçanërisht Gjermanisë, e cila është në pritje të zgjedhjeve të parakohshme, dhe u ankua se ndërsa Rusia ka qenë në gjendje të gjejë aleatë të tillë si Koreja e Veriut për të dërguar trupa, aleatët e Kievit kanë qenë të paqëndrueshëm dhe jo të besueshëm në mbështetjen e tyre të armëve.
Sa i përket premtimit të Trumpit për një marrëveshje të shpejtë për t’i dhënë fund luftës, Kuleba, i cili u largua nga detyra në muajin shtator, tha se nuk e sheh të arsyeshme të pajtohet me Putinin.