Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero është liruar nga detyra.
Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me propozim të kryeministrit Edi Rama.
Vendim për lirim nga detyra
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi: Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.