Parlamenti Europian ka miratuar me shumicë votash përbërjen e re të Komsionit Europian, që do të nisë punën në 1 dhjetor.
Komisioni do të drejtohet edhe për pesë vitet e ardhshme nga Ursula von der Leyen.
Gjatë fjalimit të saj ajo premtoi se Komisioni do të angazhohet për një Europë më të fortë, e cila do të rrisë investimet e mbrojtjes dhe do të punojë për uljen e niveleve të ndotjes së ambientit dhe rritjen e e konkurrencës së ekonomisë evropiane në skenën globale.
26 komisionerët e rinj morën mbështetjen e grupimeve politike, pasi kaluan në seancat dëgjimore.
Për herë të parë pas 25 vjetësh, asnjë kandidat për anëtar të Komisionit Evropian nuk u refuzua nga komisionet e Parlamentit Evropian.
Partisa Popullore Evropiane (EPP) që është grupi më i madh, do të ketë 14 komisionerë, Socialistët dhe Demokratët do të kenë 4 dhe liberalët 5.
Me rajonin e Ballkanit për 5 vitet e ardhshme pritet të merret komisionerja për zgjerim, Marta Kos dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas.
Von der Leyen tha ne fjalimin e saj se procesi i zgjerimit do të vazhdojë duke respektuar parimin e meritave individuale të vendeve kandidate në procesin e reformave./abcnews.al