Presidenti Bajram Begaj dekretoi emërimin në detyrë të zotit Riza Poda si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën Socialiste të Vietnamit, në Mongoli dhe në Mbretërinë e Tajlandës, jo rezident.
Kandidimi i Riza Podës në këtë pozicion erdhi pas përfundimit të mandatit si ambasador në Kroaci.
Më herët, në vitet 2014-2018, Poda ka qenë ambasador në Republikën Çeke.
Në periudhën kohore 2011-2014 ka kryer detyrën e Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Selanik./abcnews.al