TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se bonusi i fundvitit për pensionistët do të fillojë të shpërndahet në javën e dytë të dhjetorit.
Ai u shpreh se të gjithë ata pensionistë që marrin deri 20 mijë lekë pension mujor, do përfitojnë bonus 15 mijë lekë, kurse ata që kalojnë këtë prag, do marrin 10 mijë lekë bonus.
“Krenarë që sot miratuam në qeveri bonusin e fundvitit, i cili është më i madhi ndonjëherë për të gjithë pensionistët. Ata me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin këtë fundvit bonusin 150 euro ose 15 mijë lekë, ndërsa ata që janë me pensione mbi 20 mijë lekë përfitojnë bonusin 100 euro ose 10 mijë lekë. Ndërkohë, invalidët, pensionet familjare gra e burra të ve, fëmijë jetimë, pavarësisht pensionit që kanë, do të marrin të gjithë 150 euro. Përfshihet në këtë bonus fundviti edhe pensionet e parakohshme të ushtarakëve. Pagesat për bonusin do të nisin nga java e dytë e dhjetorit me zbardhjen aktit”, tha ai në komunikim për gazetarët, pas mbledhjes së qeverisë./abcnews.al