“Emili”, regjisorja Daja flet për filmin: Histori e vërtetë, në spital rastësisht pash një grua të dhunuar nga burri në mënyrë makabre

schedule10:01 - 27 Nëntor, 2024

schedule 10:01 - 27 Nëntor, 2024

Skenaristja dhe regjisorja, Ajola Daja ka folur në emisionin “Pas Mesnate” për filmin e saj “Emili”. Ajo ka thënë se e eksploron botën e femrës dhe do që t’i nxjerri fundin.

Daja ka zbuluar se skenari është një histori reale e dhunimit të një gruaje të re në spital, të cilën e ka mësuar krejt rastësisht.

Ajo u shpreh se interesonte akti pas dhunës, rikuperimi i gruas pas burgosjes së burrit.

“E kam shijuar shumë. Realizimi i premierës ka qenë një ëndërr prej një kohe shumë të gjatë. Më në fund erdhi, sepse të ndodh që nuk të jepet shansi për ta kryer ndonjëherë. Ishte një ëndërr që në fakt erdhi shumë shpejt dhe shumë papritur. Zakonisht kur ti merresh me këtë fushë mendon që do vijë diku pas 30-ave kur ti je pjekur, ke fituar më shumë eksperiencë. Në fakt, mua më erdhi shumë më herët. Sot, ndjehem shumë e lumtur që e kam bërë në atë kohë. Vinte shumë shpejt pasi unë mbarova studimet. Pra, unë i përfundova studimet më 2013 dhe filmi është financuar më 2017. Edhe vinte shumë herët, edhe pas disa filmave të shkurtër. Kështu që ka qene një kënaqësi shumë e madhe, guxim shumë i madh se nuk e denim ekzaktësisht se ku po shkonim.

Fatkeqësisht po, ka qene një histori reale. Unë jam marrë dhe më herët me skenarët e shkurtër, me gruan, marrëdhëniet me patriarkatin, dhuna që ne ushtrojmë, fizike apo verbale ndaj njëri-tjetrit. Kjo pastaj ishte një ngjarje që vërtetë më tronditi. Ishte shumë rastësore. Një ditë rastësore në spital, më tregon mami për një histori dhe unë u gjenda papritur aty. E shikoj brenda në spital se si e kishin dhunuar në mënyrë shumë makabre dhe ti shikon si reagon familja, shoqëria rreth e rrotull, se janë okay pasi janë pjesë e një mentaliteti se burri kështu bën. Thash okay, unë do ta tregoj këtë histori. Fatkeqësisht, ka shumë histori të tilla. Më është dashur shumë të lexoja, pasi mediat janë të mbushura plot”, tregoi Daja. /abcnews.al