Një nga njerëzit më të kërkuar në SHBA është arrestuar në Uells 21 vjet pas një sulmi të dyfishtë me bombë në San Francisko. 46 vjeçari Daniel Andreas San Diego u arrestua të hënën në një pronë në një zonë të largët rurale pranë pyjeve në veri të Uellsit nga Agjencia Kombëtare e Krimit të Britanisë (NCA).
Ai tani përballet me ekstradimin në SHBA.
“Arrestimi i Daniel San Diego-s pas më shumë se 20 vjetësh si i arratisur për dy sulme me bomba në zonën e San Franciskos tregon se pavarësisht sa kohë duhet, FBI do t’ju gjejë dhe të kërkoj llogari”, deklaroi drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI), Christopher Wray.
Ai kërkohej për bombardimin e dy ndërtesave të zyrave në zonën e San Franciskos në 2003. Bombardimi i parë ndodhi më 28 gusht 2003, jashtë Qendrës Shkencore të Jetës Chiron në Emeryville, Kaliforni.
Një bombë e dytë u gjet në vend nga autoritetet, por shpërtheu para se të mund të çaktivizohej./abcnews.al