Kombëtarja shqiptare e minifutbollit do të marrë pjesë në Socca World Cup 2024 që do të zhvillohet në Oman.
Kampionati botëror do të zhvillohet nga data 29 nëntor deri në 7 dhjetor dhe në të marrin pjesë 8 grupe me nga 5 skuadra.
Ekipi shqiptar është shortuar në Grupin F të turneut së bashku me Meksikën, Letoninë, Perunë dhe Australinë.
Kombëtarja jonë ka nisur përgatitjet për këtë event dhe së shpejti trajneri Sejko do të publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar. /FSHF