Ishte sërish kapiten.
Ardian Ismajli padyshim që po luan sezonin e karrierës dhe e justifikoi plotësisht besimin e trajnerit D’Aversa.
Titullari i padiskutueshëm i Empolit, ishte madhështor në lojën në prapavijë, edhe pse Udineze arriti të merrte një pikë në Toskanë.
Përfundoi 1-1 me vendasit që shënuan të parët me autor goli Pelegrinin, ndërsa friulanët mundën të barazonin pas pushimit falë Dejvisit.
Ismajli ia doli të fitonte thuajse çdo duel, në tokë e në ajër, duke qenë tepër i fortë sidomos në ndërhyrjet me kokë.
Në një moment, ndërhyrja e tij në fraksion të sekondës shpëtoi Empolin nga pësimi i golit.
Vlerësimet për të ishin me superlativa.
“Sofaskor” i dha notën 7.8, më e mira tek Empoli, dhe e dyta më e mira e ndeshjes, duke theksuar gjuajtjet e bllokuara, ndërhyrjet dhe duelet e fituara.
Në të njëjtën linjë Eurosporti, që i dha notën 6.5: Paraqitja e zakonshme e madhe në mbrojtje, i pakalueshëm në zonë, në ajër fiton vetëm ai!
Nuk është habi që ekipet më të mirë të Serisë A e konsiderojnë si alternativë, e ndoshta sezonin e ardhshëm mund të luajë në një nivel më të lartë. /abcnews.al