OKB bën thirrje për armëpushim në Liban

schedule18:57 - 25 Nëntor, 2024

schedule 18:57 - 25 Nëntor, 2024

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konfliktin në Liban që të “pranojnë një armëpushim”.

“Situata mbetet e rëndë në të gjithë rajonin,” i tha i dërguari i lartë Muhannad Hadi Këshillit të Sigurimit të OKB-së në emër të të dërguarit të OKB-së për Lindjen e Mesme, Tor Wennesland.

“Operacionet ushtarake izraelite vazhduan përgjatë vijës Blu me Libanin, siç ndodhi dhe gjuajtja e raketave nga Hezbollahu drejt Izraelit, duke përfshirë një breshëri këtë fundjavë”, tha ai.

“Unë mirëpres përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për të arritur një ndërprerje të armiqësive dhe u bëj thirrje palëve të pranojnë një armëpushim të ankoruar në zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të KS të OKB-së”, tha Hadi në komentet.

Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i dha fund luftës së vitit 2006 midis Izraelit dhe Hezbollahut dhe përcakton se vetëm forcat paqeruajtëse të OKB-së dhe ushtria libaneze mund të vendosen në Libanin jugor.