LONDËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vijon turin e takimeve në Diasporë. Pas Greqisë dhe SHBA, destinacioni i radhës i kryeministrit është Londra, aty ku është pritur nga shumë shqiptarë.
Shefi i qeverisë ka ndarë pamje nga ambienti ku do të mbahet takimi.
Me flamuj kuq e zi dhe këngë patriotike, salla është mbushur plot me bashkëkombës, që presin takimin me kryeministrin e Shqipërisë./abcnews.al