Eurosig-Insig akordon fondin prej 50,000 Euro për të prekurit nga tërmeti

schedule18:00 - 26 Nëntor, 2019

schedule 18:00 - 26 Nëntor, 2019

Lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit, grupi i Eurosig-Insig vendos të akordojë fond ndihme për banorët e prekur.

“Në mbledhjen e jashtëzakonshme Asambleja e Aksionarëve dhe Bordi i Grupit Eurosig-Insig vendosi t’i akordojë menjëherë Komitetit të Emergjencave 50,000 Euro ndihmë, për përballimin e situatës nga heronjtë që po punojnë me përkushtim për shpëtimin e jetës së njerëzve.

Eurosig-Insig ka ngritur grupet e punës dhe është pranë klientëve të tyre në terren për çdo nevojë./abcnews.al