SHKODËR- Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës kanë arrestuar dy persona. Bëhet fjalë për Zef Kakija 28 vjeç dhe Lulzim Kakija 24 vjeç.
Sipas policisë, 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Kurse Lulzim Kakija është arrestuar për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë person me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”.
Të dy personat po lëviznin me makinë, ndërsa është proceduar edhe shoferi që i shoqëronte ato.
Arrestimi i tyre është kryer pasi ata dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri një 43-vjeçar në fshatin Postribë. Kjo ngjarje ka ndodhur në gusht të këtij viti.
Ndërkohë, Prokurorisë së Shkodrës vijon hetimet për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej peronave të implikuar në këtë rast./abcnews.al