Trajneri italian, Gianni De Biasi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e prekura nga tërmetet e fuqishme në Shqipëri, si dhe i ka kërkuar të gjithë shqiptarëve të qëndrojnë të fortë në këtë ditë tragjike. Në faqen e tij zyrtare, ish-trajneri i kombëtares shqiptare shkroi:
“Me gjithë zemrën time shpreh afërsinë, dhimbjen time, për viktimat dhe për të gjithë popullsinë e goditur nga tërmeti në Shqipëri. Shpresoj shumë që të ktheheni në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe se ka një ndihmë thelbësore për njerëzit që kanë humbur shtëpinë e tyre!
Ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit në këtë përvojë të dhimbshme. Guxim dhe shumë forcë reagimi. Forca Shqipëri!”/abcnews.al



