“Dita e diel do të ketë rënie të temperaturave”, Meterologia: Kujdes! Reshje të dendura shiu në 8 qarqe

schedule10:19 - 22 Nëntor, 2024

schedule 10:19 - 22 Nëntor, 2024

Meterologia e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Anira Gjoni ka zbuluar se kjo e premte do të jetë e dominuar nga reshjet e shiut.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka theksuar se këto reshje do të kenë intensitet të shtuar në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

Salaq, Gjoni  tha se temperaturat do të pësojnë një rënie, kryesisht në ditën e dielë.

“Gjatë ditës së sotme, mirë është që të rrimë brenda, pasi kushtet meteorologjike nuk janë shumë të favorshme, që të qendrojmë jashtë, apo në ambientet e hapura.

Përgjatë ditës së sotme, kryesisht do të jetë pjesa e parë e ditës do të vijojnë reshjet me intensitet të shtuar në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër. Presim që të kemi problematika për sa i përket vërshimeve të shpejta të ujit apo edhe rrëshqitjeve të dheut. Reshjet do të jenë intensive dhe shumë intensive në qarqet e Veriut, siç është Shkodra, Kukësi, Dibra dhe Lezha. Ndërsa, pjesa tjetër e territorit presim që të ketë reshje mesatare. Në të gjitha qarqet do të jenë në formë shtërngate.

Që mbrëmjen e sotme do të fillojë rënia e temperaturave. Mëngjesi i nesërm do të sjelli një rënie kryesisht në zonat malore dhe do të jetë dita e diel, ajo që do të sjellë një rënie të temperaturave”, u shpreh meterologia./abcnews.al