Situatë “e tensionuar” demografike/ Rusia kërkon emigrantë: E ardhmja e kombit drejt një katastrofe

schedule09:23 - 22 Nëntor, 2024

schedule 09:23 - 22 Nëntor, 2024

Rusia “ka nevojë” për emigrantë për t’u rritur pasi ajo përballet me një situatë “të tensionuar” demografike, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Emigrantët janë një domosdoshmëri,” deklaroi Peskov. “Problemi është se kemi një situatë shumë të tensionuar demografike. Ne jetojmë në vendin më të madh në botë, por nuk jemi aq shumë”, shpjegoi ai.

Rusia ka miratuar tashmë një ligj më 12 nëntor që ndalon promovimin e një stili jetese pa fëmijë, duke kërkuar të trajtojë një krizë të thellë të trashëguar nga epoka sovjetike që është përkeqësuar nga konflikti në Ukrainë.

Për të qenë në gjendje të zhvillojmë në mënyrë dinamike, të realizojmë të gjitha programet e zhvillimit, na duhen punëtorë”, nënvizoi Peskov, duke shtuar se autoritetet ruse mund të “mirëpresin” vetëm ardhjen e emigrantëve në vend.

Në korrik, Kremlini pranoi se situata demografike është “katastrofike për të ardhmen e kombit”.

Në vitin 2023, shkalla e lindshmërisë në Rusi ishte 1.41 fëmijë për grua në moshë riprodhuese, shumë larg nga shkalla që siguron rinovimin e popullsisë, sipas vlerësimeve të Shërbimit të Statistikave Ruse (Rosstat).

Rusia nuk shpall humbjet e saj ushtarake në frontin ukrainas, por konflikti po e përkeqëson këtë tendencë.

920,200 fëmijë kanë lindur në Rusi midis janarit dhe shtatorit 2024, një numër i zvogëluar me 3.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas mediave ruse, ky është numërimi më i keq që nga fundi i viteve 1990./abcnews.al