Një kokë kali u zbulua në pronën e një biznesmeni në Siçili dhe autoritetet lokale besojnë se mund të jetë pjesë e një taktike të frikësimit të mafies.
Koka e kalit u la në sediljen e një makinerie ndërtimi në pronësi të një kontraktori në Altofonte pranë Siçilisë.
Biznesmeni ka denoncuar ngjarjen në polici, duke deklaruar se më parë ka marrë kërcënime dhe paralajmërime, shkruan Guardian.
Policia beson se ai mund të ketë qenë shënjestër pasi dyshohet se ka refuzuar të paguajë para për mbrojtje.
Lënia e kokës së kalit të kujton skenën në filmin e Francis Ford Coppola të vitit 1972, Kumbari, kur producenti zgjohet për të gjetur kokën e kalit në shtratin e tij.
Në Siçili, më shumë se 20 bosë mafioz janë liruar nga burgu muajt e fundit pasi kanë kryer dënimin.
Lënia e kokave të kafshëve është ndër taktikat më të zakonshme të frikësimit të përdorura nga mafia në Siçili përpara “Kumbarit”. Majin e kaluar, një kokë dhie u gjet jashtë shtëpisë së një sipërmarrësi ndërtimi në Palermo, dhe në vitin 2023, një kokë derri u var në portën e një stacioni policie në provincën e Messina./acnews.al