Inskenuan një aksident për të përfituar padrejtësisht dëmshpërblim, dy të arrestuar në Tiranë (EMRAT)

schedule13:39 - 21 Nëntor, 2024

schedule 13:39 - 21 Nëntor, 2024

Dy persona, 25 dhe 22 vjeç janë arrestuar nga policia në Tiranë.

Ata akuzohen për veprat penale “Mashtrimi në sigurime” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 145 dhe 301/25, të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2024, rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Valias-Tiranë”, Armando Kallmeti,  duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Më pas, me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve, ky person, në bashkëpunim me Igli Topallin, ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me automjetin tip “Volksvagen Golf” me drejtues 25-vjeçarin  dhe iu ka paraqitur agjentëve verifikues të Policisë Rrugore, të dhëna të rreme për automjetin që sigurohet.