Unioni i Gazetarëve Shqiptarë edhe këtë vit, në bashkëpunim dhe përkrahje nga JTI, organizon ndarjen e çmimeve vjetore për gazetarët. Shpallen fituesit e konkursit të Vitit 2024, për gazetarinë ekonomike që mbajnë emrin e gazetarit të paharruar, Vangjush Gambeta.

Çmimi “Vangjush Gambeta” 2024, i është dhënë gazetares Erblina Mile; për raportimin më të mirë ekonomik në median audiovizive në Shqipëri.

Ndarjes së çmimeve i parapriu forumi me temë “Parashikueshmëria si çelës i stabilitetit ekonomik dhe lufta kundër aktiviteteve të paligjshme”.


