Dëmet më të mëdha në njerëz janë shënuar në Durrës, ku kanë humbur jetën 10 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë. Një familje me 4 anëtarë u shua. Në zonën e Kënetës humbi jetën dhe një profesor i shkollës së policisë, kryekomisarit Bajram Hajdarmata, po kështu dhe një nënë me vajzën e saj.
Disa banesa janë shembur dhe në zonat më pranë epiqendrës, atë të plazhit, të kënetës, në lagjet 18 dhe 7 në Durrës. Hoteli Palma është kthyer në gërmadhë. G.
jithashtu dhe disa banesa, janë shembur plotësisht apo disa kate të tyre. Nën rrënoja ka ende të plagosur dhe prej orësh po punohet që ata të shpëtohen. Një pjesë janë nxjerrë me shenja jete. Por kërkimi në këto zona nuk ka përfunduar pasi mendohet se ka dhe banorë të tjerë të Durrësit, nën rrënoja.
Durrsakët janë ende në panik dhe pjesa më e madhe nuk guxojnë të kthehen në banesa edhe për shkak pas goditjeve, një pjesë e të cilave kanë qenë të forta. Në qytet ka patur kaos, rrugët janë bllokuar dhe kjo ka penguar policinë dhe autoambulancat të qarkullojnë lirisht për të ndihmuar në kohë banorët e prekur nga tërmeti. /abcnews.al