Axhenda e qëndrimit dyditor të qeverisë në qarkun e Lezhës

schedule18:39 - 11 Janar, 2018

schedule 18:39 - 11 Janar, 2018

Mbledhja e qeverisë në Lezhë do të nisë nesër në orën 16:00, në sallën e Bibliotekës së qytetit, pranë vend-varrimit të Skënderbeut.

Rreth 30 minuta më pas, Kryeministri pritet të njoftojë para mediave vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave. Pjesë e transfertës së qeverisë në Lezhë është edhe një event kushtuar Vitit të Skëndërbeut, që pritet të mbahet pasditen e të premtes, rreth orës 17:00.

Mëngjesi i të shtunës ka në program një takim të Kryeministrit dhe ministrave me drejtuesit qëndrorë e vendor të qarkut Lezhë, që pritet të zhvillohet në Shëngjin. Tema të diskutimit do të jenë reforma e ujit, turizmi, shërbimet si dhe Viti i Skëndërbeut.

Anëtarët e qeverisë do të shpërndahen më pas me vizitat në terren, ku Kryeministri do të inspektojë Portin e Shëngjinit dhe Depon e re të Ujësjellësit të Lezhës. Mesditën e së shtunës, Kryeministri dhe ministri i Brendshëm do të marrin pjesë në një aktivitet me rastin e 105 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit.

Pas një dreke me përfaqësues të agroturizmit, qeveria do të ndalet pasditen e të shtunës në Rrëshen, ku do të zhvillohet një takim për bashkëqeverisjen me njerëzit e zakonshëm, duke mbyllur kështu axhendën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!