Klaudio Prendi i cili u vra me silenciator dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.
Viktima kishte borxh afro 15 mijë euro. Madje ditët e fundit Prendi kishte patur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte mes viktimës dhe personave të tjerë.
Arma e krimit dyshohet se ishte pistoletë me silenciator.
Babai i viktimës ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.
Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajze./abcnews.al