Fajësoi fillimisht Izraelin, Italia: Pas sulmit në bazën e UNIFIL qëndron Hezbollahu

schedule08:15 - 20 Nëntor, 2024

schedule 08:15 - 20 Nëntor, 2024

Ministria e Mbrojtjes e Italisë ka fajësuar Hezbollahun për sulmn ndaj bazës paqeruajtëse të OKB-së në Liban, për të cilin fajësoi fillimisht Izraelin.

Ministri i Mbrojtjes Guido Croceto i kishte thënë Brukselit se forcat izraelite organizuan sulmin në bazën e OKB-së në qytetin libanez Chamaa, por rezultoi se pas qëndronte vetë Hezbollahu.

“Hezbollahu ishte përgjegjës për sulmin”, tha një burim.

Ministria italiane e Mbrojtjes fillimisht tha se tetë raketa goditën forcën paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në bazën e Libanit (UNIFIL), ku ishte vendosur një kontingjent italian, pa marrë përgjegjësinë për sulmet.

Italia, me rreth 1,000 trupa në forcë, është vendi më i madh evropian që kontribuon në UNIFIL dhe është ankuar për sulme në rritje që kur Izraeli filloi fushatën e tij kundër Hezbollahut në Liban./abcnews.al