Vendi është goditur ditën e sotme nga tërmeti i cili ka shkaktuar pasoja të rënda.
Vetëm pak minuta më parë është ndjerë një tjetër tërmet duke shkaktuar panik tek banorët që nuk po gjejnë qetësi që prej orëve të para të mëngjesit.
Lëkundjet e fundit me magnitude 5 të shkalles rihter me epiqender në Kepin e Rodonit.
Kujtojmë se goditja më e fortë është regjistruar në orën 3:55 të mëngjesit, ku lëkundjet me magnitudë 6.3 ballë solli dëme materiale dhe viktima. Që prej atëherë janë regjistruar plot 36 lëkundje të tjera. /abcnews.al