Gjuha denigruese dhe modelet e gatshme të rrjeteve sociale po formojnë fëmijë agresiv. Shumë prej adoleshentëve sipas specialistëve për çështjet e edukimit po rriten duke kopjuar dhe shumë të tjerë janë të papërgatitur për të menaxhuar revoltën e tyre të brendshme. Në këtë pikë e para është familja.
“Model komunikimi që në familje, gjuhë fyese, denigurese se ti nuk di ta bësh, i ngjanë filanit, e krahason me dikë që nuk bën, pa e kuptuar se është pjesë e kulturës. Fëmijën e lodh në pavetëdije, por vizivisht thotë do e kopjoj si model se tërheq vëmendjen. Njerëzit, për më tepër femijët e shohin botën me fjalët që përdorin”, tha specialistja e çështjeve të Edukimit, Suela Koçibellinj.
Ky është modeli që iu jepet pa iu shpjeguar, e shohim në smartin që mbajmë në dorë, në tv dhe askush nuk na e shpjegon se është për këtë arsye, ka këtë mangësi, që ky model ekziston dhe promovohet, por një model i tillë ka këto pasoja, fëmija do ta kuptojë, nese si jepet ky informacion ai e kopjon. Nuk po i ndihmojmë për të gjetur një rrugë tjetër ndërveprimi për të zgjidhur konfliktin, instikti, është ose mbrohu ose sulmo.”
Baza për ndërtimin e një individi, mekanizmat për menaxhimin e konfliktit dhe emocionet sipas specialisteve vendosen deri në moshën gjashtë vjeç. Në të 13 –ata konsolidohet informacioni i marrë. Me adoleshencën, ndikimi më I madh vjen nga mjedisi që e rrethon. Këtu roli i shkollës është i pazëvendësueshëm.
“Shkolla ka nevojë të shohë në vazhdimësi cilët janë fëmijë që ose izolohen ose bëhen agresiv, bien në mësime, bëhen më të rrëmbyeshëm emocionalisht. Këto janë sjelle për alert, janë pjese e rritjes, por nuk do të thotë që mësuesi, oficeri I sigurisë, polici të jenë neglizhent. Duhet të monitorojnë rastin, të kenë raport sa herë ka pasur probleme. Nuk ka njeri të thotë erdhi për herë të parë, jo, thjeshtë është neglizhuar”, tha më tej ajo.
Në Shqipëri sipas raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë afro një në katër djem 11 vjeç dhe 10% e 15-vjeçarëve janë përfshirë në një konflikt fizik të paktën tre herë vitin e fundit. Më të vegjlit sipas studimit bëhen më shpesh pjesë e konflikteve. /abcnews.al