TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat, pasi Apeli i Posaçëm vendosi të lërë të pandryshuar masën e sigurisë për çiftin Meta.
Ajo tha se argumentet e prokurorëve në seancë ishin në nivelin e një studenti të vitit të parë të Juridkut. Kryemadhi theksoi se argumentet që parashtruan prokurorët ishin tërësisht qesharake dhe të falsifikuara.
“Prokurorët ishin të papërgatitur ndaj fakteve dhe dokumenteve që erdhën nga Çekia dhe Austria. Metodologjia dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK ishin në nivelin e një studenti të vitit të parë të juridikut. Argumentet që ngrinin ishin qesharake dhe të bazuara në falsifikim. Ka falsifikime keqdashëse. Sa i takon letërporosive nga SHBA, përsëri i bie, që ka një deklaratë të rreme. Më pas kaluan me artikujt e gazetave. Beteja është ballë për ballë dhe do të përballemi me sistemet e drejtësisë shqiptare dhe më pas me ato ndërkombëtare.”, tha ajo.