Rritja e pagesave me ane të kanaleve zyrtare, ndryshimet klimatike, siguria kibernetike si dhe digjitalizimi janë disa prej sfidave më emergjente me të cilat po përballet ekonomia shqiptare. Guvernatori Gent Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë edhe një sërë nismash që kanë të bëjnë me rritjen e përfshirjes dhe kulturës financiare si një masë për të ulur informalitetin në ekonomi.
Sipas kreut të bankës qendrore ekonomia shqiptare ka pësuar ndryshime të rëndësishme strukturore, që lidhen me rritjen e shpejtë të turizmit dhe ndërtimit
Banka e Shqipërisë mblodhi në studiues dhe akademikë, nga rajoni dhe më gjerë, për të diskutuar mbi sfidat ekonomike dhe financiare që prekin ekonomitë tona./abcnews.al