ABC News ka siguruar momentin e djegies së automjetit tip Audi A4 me targa greke, që u përdor nga autorët e vrasjes së 28 vjeçarit Klajdi Prendi pas pak mesnatës në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Makina e autorëve, të cilët dyshohet se janë dy, ka ardhur nga rruga e Freskut për në zonën e Xhamllikut, kur edhe kryen krimin. 28-vjeçari sapo kishte dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut dhe është futur në automjetin e tij tip G Class, kur është qëlluar disa herë në kokë dhe në kraharor.
Menjëherë autorët janë larguar me shpejtësi drejt rrethit të Shkozës dhe kanë djegur makinën në afërsi të liqenit të Farkës. Brenda automjetit të djegur, tip Audi A4 me targa greke, nuk është gjetur arma e krimit.
Klajdi Prendi ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra në kokë dhe kraharor. Sipas informacioneve, i riu kishte pasur disa sherre me persona të tjerë, të cilët po hetohen nga policia.
Targa e automjetit të djegur
/abcnews.al