Policia ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me sekuestrimin e një sasie kanabisi, të gjetur në një kamion në Pikën Kufitare të Kapshticës.
Të arrestuar, janë babë e bir, Ashmir Hamazaraj dhe Amanti Hamazaraj.
Në Kapshticë, në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë kamionin.
Gjatë kontrollit, në pjesën e tavanit të rimorkios së kamionit u konstatuan të montuara 44 shufra metalike, në të cilat ishin fshehur sasi lënde narkotike cannabis sativa, me peshë totale 56 kilogramë.
Në vijim të veprimeve procedurale u shpall në kërkim një 38 vjeçar, pasi dyshohet si posedues i lëndës narkotike dhe bashkëpunëtor në trafikimin e saj./abcnews.al