Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese për ish kryeministrin Sali Berisha.
Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raporton se sot nuk do të ketë vendimmarrje në lidhje me çështjen e Berishës.
“Ditën e sotme nuk do të kemi vendimmarje. Seanca e cila ka nisur në orën 10:00 dhe do të zhvillohet ditë tjetër, ndoshta të hënën tjetër. Berisha ka bërë ankesë për masën e parë “detyrim paraqitje”, ku kërkon që Kushtetuesja ta shpallë antikushtetuese”, raportoi gazetarja Shevroja.
Trupa kushtetuese shqyrton dosjen e Berishës, që kundërshton masën e parë ndaj tij, atë të “detyrimit me paraqitje”, që ai e refuzoi ta zbatojë, me argumentin se ishte anti-kushtetuese, pa kaluar më parë në autorizimin e Parlamentit.
Seanca në Kushtetuese është në bazë dokumentesh, cka do të thotë që seanca me akimim individual, është me dyer të mbyllura dhe pa prezencën as të avokatit të tij, Genc Gjokutaj./abcnews.al