Automjeti që përdorën autorët për të kryer vrasjen e Klajdi Prendit, e cila u gjet e djegur në zonën e liqenit të Farkës në Tiranë, është një Audi A4 ngjyrë gri me portobagazh.
Policia njoftoi se automjet u gjet duke u djegur rreth orës 01:05.
I riu mori plagë të shumta në kokë, gjoks dhe krahë, që rezultuan fatalë për jetën e tij.
Policia thotë se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur ngjarjen./abcnews.al