Të shtëna me armë zjarri raportohen të jenë shënuar mbrëmjen e së hënës në Shkodër.
Ka qenë një qytetar që ka telefonuar policinë, duke thënë se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri i cili dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij.
Sipas policisë, nuk ka dëme materiale në automjet. Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al