Një 36-vjeçar është arrestuar, ndërsa një 35-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zinxhiri”.
Këta persona, tentuan të kalonin nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit, 331 mijë euro të padeklaruara, që dyshohet janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.
Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin Fadil Halmusaj. dhe pasagjer shtetasin 35-vjeçarin. Në dy hapësira të modifikuara, në pjesën e tavanit dhe të bagazhit të automjeti), u gjet shuma e parave.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë.
Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave./abcnews.al