Buxheti, mbi 8 miliard euro/ Rritja ekonomike parashikohet në nivelin 3.9%

schedule15:14 - 18 Nëntor, 2024

schedule 15:14 - 18 Nëntor, 2024

Projektbuxheti per vitin e ardhshëm pritet të jetë më i madhi i viteve të fundit. Shpenzimet për vitin 2025 parashikohen  në vlerën e 8.2 miliardë euro ose 822.7 Miliardë lekëve duke pësur një rritje të konsiderueshme me të paktën 600 milion euro në krahasim me këtë vit. Ministri i Financave Petrit Malaj ka theksuar se të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754.6 miliardë lekë ose 28.8% e PBB-së.

Po ashtu qeveria parashikon një ulje të konsiderueshme të nivelit të borxhit publik  në rreth 55.8 për qind në vitin 2025.

Investimet publike dhe vijimi i projekteve kryesore  në infrastrukturë do të jenë një ndër shtyllat kryesore në këtë buxhet. Zv. kryeministrja Belinda Balluku tha se investimet do të sigurojnë ekonomi të qëndrueshme

Ekonomia e vendit parashikohet të zgjerohet gjatë periudhës afatmesëm 2025-2027, mesatarisht në nivelin 3.9 për qind, ndikuar kryesisht nga kërkesa e brendshme, nga rritja e mëtejshme e konsumit privat, ashtu edhe nga investimet në infrastrukturë si dhe zhvillimi i sektorëve strategjikë si turizmi./abcnews.al